LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë filmuan momentet dramatike të riut në SHBA që motori i aeroplanit e mbyti

Kamerat e sigurisë filmuan momentet dramatike të riut në SHBA që motori i aeroplanit e mbyti

Kyler Efinger, 30-vjeç, që tragjikisht e pësoi më jetë më 1 janar, pasi që e “përpiu” motori i aeroplanit derisa po vraponte drejt fluturakes në pistën e aeroportit ndërkombëtare Salt Lake City.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet e fundit të Efinger, i cili vraponte nëpër aeroport, pasi që të arrinte të futet në pistë në momentin kur aeroplani me 100 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit po lëvizte nëpër pistë, duke u bërë gati të ngritet në ajër.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur në turbinën e motorit dhe është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Sipas mediave amerikane, Efinger është dashur të udhëtojë nga Utah në Denver për të vizituar gjyshin e tij të sëmurë.

Kamerat e filmuan duke u përplasur në një derë të mbyllur të terminalit dhe tenton ta hapë.

Pas një bisede me punonjësin e aeroportit, vrapon dhe tenton ta thyej derën e mbyllur.

Atë e filmuan kamerat duke u larguar nga dera për raste emergjente dhe shihet duke zbritur shkallëve.

Disi arriti të futet në pistë, e kamerat termale e filmuan duke vrapuar drejt aeroplani që po lëvizte ngadalë nëpër pistë.

Më pas ai është gjetur i vdekur. E babai i tij Jude ka bërë të ditur se policia e kishte informuar atë natë për lajmin tragjik. /Telegrafi/