LAJMI I FUNDIT:

Kamçeva: Kam qarë kur më kërkuan miliona për lirinë e Orces, “Boki 13” ka kërkuar që të tërheq tekste nga portalet

Kamçeva: Kam qarë kur më kërkuan miliona për lirinë e Orces, “Boki 13” ka kërkuar që të tërheq tekste nga portalet

Bashkëshortja e afaristit Orce Kamçev, Ana Kamçeva e ka filluar dëshminë e saj për rastin “Haraçi”.

Kamçeva tha se më 9 nëntor 2018, gjysmë ore pas mesnate, burri i saj e ka zgjuar dhe i ka thënë se do të ketë kontroll në shtëpinë e tyre, pas informacioneve të Zoran Milevskit, i cili ka qenë i afërt me Bojan Jovanovskin. Bëhet fjalë për rastin “Perandoria” e cila u hap nga PSP-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në gjashtë të mëngjesit kishte kontroll, në 10:00 në kompaninë Orka Holding, ndërsa pasdite Jordani u nxor para gjykatësit të procedurës paraprake”, tha Kamçeva. Ajo tha se për herë të parë Katica Janevën e ka njohur mbrëmjen kur të dyshuarit në rastin “Perandoria” u nxorën para gjykatësit.


Kamçeva tha se prokurorja Lile Stefanova është sjellë në mënyrë të pandershme dhe avokatit Antonio Apostollski i ka thënë se “nuk mund t’i bëjnë asgjë, pasi fuqia është tek ajo”.

Më vonë Zoran Milevski, i cili ka qenë i afërt me Kamçevin, ka caktuar takim në një banesë në Kapishtec, me avokatin Vasil Dimishkov, i cili është vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkova.

Kamçeva tha se Dimishkova e ka ditur se për burrin e saj do të ketë përndjekje penale dhe se duhet bashkëpunim me të, në mënyrë që të kalojë më lehtë.

“Më tha se motra e tij Vesna Dimishkova është në lidhje të afërt me prokuroren Lile Stefanova. Për lirinë e Kamçevit është dashur të paguajmë 2.4 ose 6 milionë euro, varësisht nga situata”.

“Tha se shuma është e madhe pasi lënda është specifike dhe duhet që me këtë shumë të pensionohet motra e tij. Isha e shqetësuar dhe kam qarë, por edhe e befasuar që nuk e kam ditur fundin e ‘Haraçit'”, tha Kamçeva.

Gjatë dëshmisë ajo tha se është dashur të mendohet dhe konsultohet me burrin e saj.

“I thash se ne nuk kemi lëndë, kemi problem”, tha Kamçeva.

Ndryshe, sipas aktakuzës nga nëntori 2018 deri në prill 2019 i akuzuari Bojan Jovanovski “Boki 13”, e ka shfrytëzuar miqësinë me ish-shefen e PSP-së Katica Janeva, dhe ka ndikuar që afaristi Orce Kamçev të del nga paraburgimi, si i dyshuar në rastin “Perandoria”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori