LAJMI I FUNDIT:

“Kam zgjedhur pasionin para parave” – Roberto de Zerbi ia tregon ofertën lojtarëve të Marseilles, ai refuzoi gjigantin evropian

“Kam zgjedhur pasionin para parave” – Roberto de Zerbi ia tregon ofertën lojtarëve të Marseilles, ai refuzoi gjigantin evropian

Rrallë mund të gjendet një trajner që do ta refuzonte Manchester Unitedin për Olympique Marseillen, por Roberto de Zerbi e ka bërë këtë.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Roberto De Zerbi u tregoi lojtarëve të Marseille një ofertë kontrate nga Man United.

Sipas raportit, gjatë stërvitjes parasezonale, De Zerbi përdori një projektor për të shfaqur detajet e kontratës, të cilat përfshinin informacione si paga e propozuar për lojtarët.


Pika që ai po përpiqej t’u bënte lojtarëve ishte se ai vendosi pasionin e tij përpara dëshirës për të fituar më shumë para.

“Këtu mund të kisha qenë, por e vura pasionin tim para parave. Erdha në Marseille për pasionin”, thuhet se u tha lojtarëve trajneri italian.

Mes formës së dobët, trajneri i Marseille së fundmi ka kërcënuar gjithashtu se do të largohet nga klubi.

“Nëse problemi jam unë, jam gati të iki. Po iki pa para, nuk më intereson pjesa tjetër. Nuk dua të justifikoj dhe të flas marrëzi”, tha De Zerbi pas humbjes në fundjavë nga Auxerre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori