Kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës kundër 4 personave nga Negotina

Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, sot deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është parashtruar kallëzim penal kundër katër personave: V.A. (59), Z.L. (41), GJ.T. (37) të gjithë nga Negotina dhe I.Z. (40) nga një fshat i Negotinës.
Siç kumtoi MPB-ja, kallëzimi penal u parashtura nga Njësiti për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departementin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz.
Personat veprën e kanë kryer ashtu që Z.L. i punësur në Komunën e Negotinës, nga pozita e kryetarit të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, së bashku me GJ.T. dhe I.Z. të punësuar në Komunë, anëtarë të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, gjatë vitit 2014 me moskryerjen e detyrave zyrtare kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike. Ata pa siguruar pajtueshmëri nga Këshilli për Prokurime Publike, kanë publikuar shpallje për prokurime publike-racionalizim dhe përmirësimin e rrjetit për furnizim me ujë në rajonin e komunës Negotinë.
“Poashtu, të denoncuarit në shpallje për prokurime kanë paraparë kriteriume dhe teknologji e cila udhëzon në prodhim konkret, duke potencuar kriteriumet të cilët diskriminojnë dhe e kufizojnë konkurrencën dhe e kanë shpallur pa parashikimin e saktë të pozicioneve të lartpërmendura dhe se si do të ekzekutohet. Në këtë mënyrë, të tre në kundërshtim me Ligjin, kanë zbatuar procedurë për prokurime publike dhe kanë përgatitur Raport në të cilin kanë dhënë propozim për ofertën më të volitshme të zgjidhet ofertë konkrete nga një grup i ofertuesve”, qëndorn në kumtesën e MPB-së.
I denoncuari i parë V.A., ish kryetari i Komunës Negotinë, veprën penale e ka kryer me moskryerjen e detyrës zyrtare, edhe pse ka qenë i obliguar të sjell Vendim të posaçëm për përgatitjen e projektit bazë, në bazë të të cilit do të shpallet prokurim për realizim, edhe pse ka pasur obligim për kryerjen e mbikëqyrjes se procedura nuk është realizuar në pajtim me Ligjin për prokurime publike, ai me shkeljen e dispozitave të Ligjit ka sjellur Vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm dhe në emrin e Komunës Negotinë me një grup të ofertuesve më datën 29.08.2014 ka lidhur Marrëveshje për projektim dhe ekzekutimin e punëve për racionalizimin dhe përparimin e sistemit për furnizim me ujë të Komunës Negotinë në vlerë të përgjithshme të Marrëveshjes prej 21.237.740,48 denarë.
“Me veprimet të këtilla inkriminuese dhe me mosveprim në pajtim me autorizimet zyrtare të denoncuarit e kanë kryer veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtar dhe autorizimit” e paraparë dhe e dënueshme në bazë të nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal, me të cilën kanë mundësuar personave juridik në mënyrë të kundërligjshme të fitojnë dobi materiale në vlerë prej 21.237.740,48 denarë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit