E ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, Kalaja Rozafa, bashkë me legjendën e murosjes së Rozafës, gruas së njërit prej tre vëllezërve që ndërtuan kalanë, përbën një nga monumentet e trashëgimisë kulturore dhe historike më të vizitueshme në Shqipëri.
Kalaja Rozafa njihet si qendër e fortifikuar që nga periudha e mbretit ilir, Gent. Ajo është një nga 30 kalatë e Shqipërisë, që sjell dëshmi nga shekulli i 3 dhe i 4 para erës sonë e deri në fillimin e shekullit të kaluar, kur kalaja i rezistoi pushtimit të ushtrisë së Malit të Zi.
Dëshmitë historike të Kalasë Rozafa pasqyrohen edhe në muzeun e kalasë, ndërtuar në mjediset e kapitenerisë, nje ndërtesë kjo e periudhës veneciane.
“Muzeu i kalasë ka të pasqyruara kryesisht objekte të vendit të fortifikuar, pra të kalasë, po kështu objekte të gjetura poshtë kalasë, që janë të lidhura me kalanë dhe i përkasin qytetit të vjetër si në periudhën romake, ashtu edhe atë osmane apo mesjetare. Përveç këtyre, ka edhe objekte nga dy fortifikimet përrreth Shkodrës. Ka objekte nga Drishti, janë katër objekte ose pesë, dhe nga Komani. Gjithësesi, në muzeun e kalasë është dokumentacioni i plotë për kalanë. Pra, janë të paraqitura gjithçka që dihet dhe është shterru materiali i njohurive arkivore për Kalanë e Shkodrës”, thotë zoti Ndriçim Mlika.
Në një ditë të zakonshme, në mjediset e kalasë gjen grupe turistësh, por edhe vizitorë vendas, mes të cilëve edhe nxënës të shkollave.
Mësuesja Mirela Cenka thotë se, vizitat në vendet e trashëgimisë kulturore dhe historike janë konkretizim i asaj që fëmijët mësojnë në shkollë.
“Mësojnë në tekstet shkollore, por në praktikë, kur i prekin, u duken diçka interesante, sepse i kanë prekur vetë, i kanë parë me sytë e tyre si diçka të vjetër, të lashtë, ose si një histori”, thotë ajo.
Edhe mesuesja nga shkolla “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, Teuta Biçaku, thotë se është e rëndësishme që çdokush të njihet me trashëgiminë kulturore dhe historike.
“Duke qenë se bëjmë edhe histori dhe flasim për qytetet e lashta ilire, dhe jo vetëm ilire, menduam që ti sjellim pikërisht tek kjo kala, që përfaqëson qytetin e lashtë të Shkodrës. Duke qenë se kemi folur edhe për legjendën e Rozafës menduam që të bëjmë një vizitë. Historia besoj përfaqëson një popull, kështuqë është shumë e rëndësishme që të njihen me historinë dhe, pse jo, edhe me vendet ku jetojnë shqiptarët”, thotë ajo.
Përgjegjësi i muzeut të kalasë, Ndriçim Mlika, thotë se pozicioni gjeografik i Kalasë Rozafa i ka dhënë asaj gjatë shekujve një vlerë të rëndësishme strategjike.
“Kalaja Rozafa ka bërë konrollin e të gjithë territorit që sot përbën Shqipërinë e Veriut dhe pjesën jugore të Malit të Zi. Është nyje e natyrshme e lëvizjes, shkëmbimeve dhe pikë e mbrojtjes. Të gjitha këto të mbërthyera në një qendër, në Kalanë Rozafa”, thotë ai.
Që nga periudha ilire e deri sot, Kalaja Rozafa mbetet një monument simbol i mbrojtjes dhe qëndresës. Kështu, edhe me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, muret e kalasë u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë solidariteti me popullin e saj./VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankimoi vendimin për sekuestro, GJKKO lë në fuqi vendimin për pasuritë e nënës së Ajola Xoxës

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa