LAJMI I FUNDIT:

Kalaja e Gjirokastrës, rritje e numrit të vizitorëve në janar

Kalaja e Gjirokastrës, rritje e numrit të vizitorëve në janar

Qyteti i Gjirokastrës dhe monumentet kulturore dhe historike të tij vijojnë të tërheqin një numër të lartë vizitorësh edhe gjatë këtij fillimviti.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër bëri të ditur se “vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1 -31 janar 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

“Gjatë kësaj periudhe kalaja u vizitua nga 2,701 mijë vizitorë ose 1,914 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022”, theksoi DRTK Gjirokastër në një postim në rrjetet sociale.


Kalaja është si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori