Është interesante se si është shpikur kjo ëmbëlsirë e lehtë

Cari në Pallatin e Vjenës ka kërkuar palapeta, mirëpo kur kuzhinieri i ri pa që përbërja nuk i doli e mirë, krepat e pasuksesshëm i ka pjekur, u ka shtuar vishnje, rrush të thatë dhe ia ka dërguar carit si ëmbëlsirë të re, transmeton Telegrafi.


Thërrmijat e carit përgatiten shumë shpejt:

Për 2–4 porcione nevojiten:- 3 vezë, - 500 ml qumësht, - 1 lugë e vogël sheqer, - pak kripë, - 350 g miell, - 2 lugë ujë të gazuar, - 30 g gjalpë, - 100 g rrush të thatë, - vishnje sipas dëshirës.

2336177306 d55e9fce08 o 56a36d215f9b58b7d0d1ec8e

Përgatitja:

Në të verdhët e vezës shtoni qumështin dhe sheqerin dhe përzieni mirë. Gradualisht shtoni miellin dhe në fund ujin e gazuar.

Tundni të bardhët e vezëve dhe shtoni përbërjen. Gjalpin shkrijeni në tigan dhe qiteni përbërjen, e cila nuk duhet të përzihet, por të rrotullohet derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Kur të piqet, priteni kulaçin në copa dhe përzieni ngadalë në zjarr të vogël.

Shërbehet me komposto, pemë apo me shtojcë vaniljeje. /Telegrafi/