LAJMI I FUNDIT:

Kadriaj: Kurti iu nënshtrua Serbisë shumë lehtë

Kadriaj: Kurti iu nënshtrua Serbisë shumë lehtë

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka kritikuar ashpër qëllimin e Qeverisë së Kosovës që të heqë tarifën doganore ndaj Serbisë, duke e quajtur nënshtrim këtë veprim të Kryeministrit Kurti.

“Turp për ty që iu nënshtrove Serbisë e presioneve kaq lehtë. Çka do të ndodh me marrëveshjen finale nëse të kërkojnë ndonjë koncesion?”, ka pyetur Kadriaj, në mbledhjen e sotme të Kuvendit.


Kadriaj ka tehksuar se heqja e taksës ia mundëson Vuçiqit fitoren në zgjedhjet e 26 prillit që do të mbahen në Serbi.

“Ti me heqjen e taksës po ia mundëson Vuçiqit që të t’i fitojë zgjedhjet. Vuçiqi do të krekoset qysh e gjunjëzoi Kosovën për taksën dhe këtë po ia mundëson ti zoti Kurti dhe partia juaj revolucionare”, ka theksuar ajo.

Kadriaj tutje ka theksuar se me këtë qasje të Kurtit, po rrezikohet edhe Kosova e 17 shkurtit.

“Ne po frikësohemi se pa taksën 100% do të jemi në pozitë të pafavorshme në raport me Serbinë. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. E ti po e zgjedh pushtetin”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori