Sot, diplomoi gjenerata 2023 e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare, duke i shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 15 oficerë të rinj. Pas përfundimit të ceremonisë, kadetët e rinj të FSK-së thanë se janë krenarë dhe të lumtur që veshën uniformën e shtetit.
Ata u shprehën të vendosur që do t’i shërbejnë shtetit në të gjitha format me nder dhe devotshmëri. Ndërkohë, familjarët e thanë se u ndien të emocionuar, por edhe krenarë që bijtë e tyre do t’i shërbejnë Kosovës.
I diplomuari Altin Begaj tha se vendimi që t’i bashkohet FSK-së ka qenë vendimi i tij më i mirë në jetë.
Ai tha se diplomimi në akademinë ushtarake të Kosovës ka qenë gjithmonë qëllim parësor i tij dhe se sot është shumë i lumtur.
“Momentalisht ndihem shumë i emocionuar, diplomimi në akademinë ushtarake nuk është gjë e vogël për neve, por ka qenë gjithmonë qëllim parësor për neve. Ndihemi shumë të lumtur këto momente. Jeta në akademinë ushtarake është një sfidë në vete, por kur shoqëria dhe kadetët e tjerë janë krahë teje të ndihmojnë që me kaluar këtë sfidë shumë lehtë. Synimi i im është që të shërbejë si nëntoger në Forcën e Sigurisë së Kosovës kryesisht në regjiment. Është vendimi që e kam marrë me ju bashkëngjit Forcës së Sigurisë së Kosovës në akademinë ushtarake është vendimi më i mirë në jetën time, i bëjë thirrje çdo të riu të i shërbejnë vendit në mënyrën më të mirë të duhur”, tha Begaj.
Ndërsa, Çlirim Gërguri tha se ndihet krenar që do t’i shërbejë atdheut, derisa tha se ëndrra iu bë realitet.
“Krenari e madhe me ardhur mundësia me i shërbyer vendit tim edhe kjo ëndërr veçse është realizuar. Shpresoj që në pozita sa më shumë me i shërbyer atdheut, është forma më e mirë e edukimit sa i përket në Kosovë, edukimi më i lartë arsimor dhe personal më i mirë në vend. Ka qenë sfidë, por çdo gjë kalohet me përkushtim”, tha Gërguri.
Ndërkaq, e diplomuara Ermonda Mehaj u shpreh se ndihet e nderuar që vesh uniformën e FSK-së. Ajo tha se ka synim që vendit t’i shërbejë në formën më të mirë.
“Po ndihem shumë e lumtur e privilegjuar që jam duke e veshur këtë uniformë dhe është një ditë shumë e madhe, shumë mirë me përkrahjen e familjes gjithçka është e mundur. Prej meje ne bazë të frymë në të cilën jam rritur për shkak se dy axhë i kam dëshmorë dhe gjithmonë e kam ditur se do të vesh uniformen. Synimi im është që gjithmonë më i shërbyer vendit në formën më të mirë të mundshme”, u shpreh Mehaj.
Ndërkohë, familjarët e kadetëve të rinj theksuan se të rinjtë i kanë përkrahur në zgjedhjen e profesionit të tyre dhe sot ndiehen shumë krenarë që ata kanë realizuar ëndrrat e tyre.
Lumnije Kryeziu tha ndihet me krenare me djalin e saj, i cili e arriti qëllimin e tij.
“Sot ka diplomuar djali jem dhe jam shumë krenare me të, kemi pasë edhe familjarë që kanë luftuar gjatë luftës është babi i tij dhe axhallarët, që ka luftuar gjatë luftës. Ky gjithë e ka bërë plan me ardhur sot këtu dhe sot e ka arrit qëllimin dhe jemi shumë krenarë me të komplet si familje. E kemi përkrahë gjithmonë dhe vazhdojmë me përkrah . Edhe djali tjetër kam dëshirë me ardhur njëjtë si në vendin e vëllaut, kemi dëshirë me e përcjell si familje”, tha Kryeziu.
Edhe Rexhep Gërguri, gjyshi i njërit nga kadetët e FSK-së u shpreh krenar për nipin e tij që sot diplomoi.
“Unë babgjyshi i shtëpisë, kjo e ka nip edhe unë e kam nip.Jemi krenarë, po qaj prej gëzimit, edhe djali ka qenë veteran edhe dëshmor edhe vëllai i tij është veteran…boll jemi krenarë”, tha Gërguri.
Ndërkaq, Arbias Begaj tha se ndihet krenar me vëllain e tij. Ai u shpreh se do ta mbështesin gjithmonë të vëllain.
“Ka diplomuar sot vëllai im, jam shumë krenarë për to, për njeriun që është bërë dhe ambiciet dhe vizionin si njeri që e ka. Pa dyshim ka qenë si iniciativë brenda familjes është një energji brenda familjes si tip më emocional, ka qenë vendimi i tij, mirëpo përkrahjen tonë e ka pasur që nga dita e parë gjithmonë dhe do ta ketë në vazhdim. Është një profesion që kërkon devotshmëri, përkushtim dhe sakrificë që një i ri në të ardhmen e ka prioritet. Kjo është prioritet për familjen e tonë dhe e vëllau i vogël do të ndjekë hapat e vëllait tonë Altinit”, tha Begaj
Ndryshe, 15 kadetë iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata diplomuan nga Qendra e Studimeve Universitare, kur për katër vite radhazi janë përgatitur për t’i shërbyer vendit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet