Ismail Kadare shkrimtari i madh shqiptar ka qënë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çmimit të karrierës nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të letrave Kadare është nderuar me vlerësimin e lartë.
”Ardhja Juaj këtu na jep të gjithëve gëzim të brendshëm, që fjalët tona modeste nuk e shprehin dot deri në fund. Ky çmim është kurora e çmimeve shkencore kombëtare vjetore të akademisë sonë, krahas çmimit Ҫabej, atij Radovicka dhe çmimit për kërkuesin e ri më të suksesshëm. Megjithatë, Çmimi i Karrierës, që juria e posaçme vendosi t’ju akordohet Ju, është thjesht një shenjë nderimi krahasuar me çmimet e mirënjohjet e larta ndërkombëtare dhe titujt e nderit që keni fituar për merita të veprës Suaj ngado nëpër botë. Kur juria mori këtë vendim, ne të gjithë kemi menduar njësoj:-që emri Juaj, vepra Juaj, janë të tilla që asnjë çmim nuk i mbulon dot!”, u shpreh në fjalën e hapjes Vasil Tole sekretar shkencor i akademisë.
Më tej Tole nënvizoi se “krijimtaria e Kadaresë ishte dhe mbetet ‘buka’ jonë shpirtërore, e cila ushqente dhe ushqen imagjinatën, shtynte dhe shtyn, zgjeronte dhe riformatonte përmasat e munguara të lirisë individuale të ҫdo shqiptari”.
”Gjuha shqipe, gjuha jonë e përditshme, kurrë nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që ne të gjithë gjejmë në veprën Tuaj.
Kjo vepër është konfirmimi më i padiskutueshëm i barazisë së shqipes me çdo gjuhë tjetër si gjuhë letërsie e si mundësi për të shqiptuar e kënduar të gjitha kumtet e mundshme të kësaj bote, letrare, muzikore a shkencore qofshin. Këtu ne e kemi për detyrë të saktësojmë dhe rolin Tuaj vetjak për lartësimin e shqipes letrare si gjuhë e njësuar në mënyrë sovrane dhe vendimtare. Përtej kësaj, e gjithë karriera Juaj ka qenë në shërbim të promovimit të identitetit historik dhe kulturor të shqiptarëve. Shqipëria tjetër, ajo e ndritshmja, qoftë dhe në prapësi, që gjendet në veprën Tuaj, është pa dyshim një arritje për të cilën brezat e shqiptarëve duhet t’Ju jenë dhe do të jenë përjetë mirënjohës.
Letërsia shqipe ka pritur plot pesë shekuj për të arritur atë që arriti me veprën Tuaj: të bëhet njëkohësisht letërsi europiane dhe fenomen botëror. Ju e lidhët atë me fillimin e fillimeve, veprën e Marin Barletit, e para vepër që e bëri dheun e Arbërit çështje të një qytetërimi të tërë. Prandaj mund të themi pa patetizëm se atë që bëri për mbrojtjen e Shqipërisë evropiane shpata dhe rezistenca e Skënderbeut në kohën e vet, Ju e bëtë në kohën tonë me penë dhe i vetëm. Miku dhe kolegu ynë e ka quajtur këtë Shqipëri Ismailand, duke përngjitur një idiomë të bukur të gjuhës angleze: Is my land, ky është vendi im, kjo është Shqipëria ime.
Shqipëria letrare e Ismail Kadaresë është një Shqipëri evropiane” tha Tole.Më tej ai foli për misionin e Akademisë duke thënë se “Akademia e Shkencave është trashëgimi, para se të jetë institucion”. “Kjo trashëgimi nuk na takon vetëm ne, nuk i takon vetëm një brezi, por është e gjithë kontribuuesve të saj që prej themelimit të saj deri më sot. Ne kemi përgjegjësi kundrejt kësaj trashëgimie, me të cilën lidhen emrat e intelektualëve më të shquar të vendit nga Aleks Buda e Eqrem Ҫabej deri tek Ismail Kadareja.
Në emër të kësaj përgjegjësie jemi përfshirë në një proces vetëreformimi që ka qenë kryefjala e kësaj periudhe, me qëllim që Akademia e Shkencave të jetë në funksionet e veta të ligjshme, si institucioni që bashkon dijetarët, mendimtarët, shkencëtarët e krijuesit me rol të shquar intelektual në shoqëri; si institucioni që vetëpërtërihet me studiues të rinj që i sigurojnë asaj të ardhme; si institucioni që mbështet zhvillimin ekonomik të vendit e që mbron nderin, dinjitetin dhe deontologjinë shkencore; si institucioni që ruan përbërëset themelore të identitetit shqiptar: gjuhën tonë të përbashkët, traditën tonë origjinale, historinë dhe letërsinë shqipe. Ne kemi hedhur hapat e domosdoshëm, duke i dhënë vullnetit tonë shprehje ligjore dhe shpresojmë se projekti që kemi paraqitur të aprovohet në kohën e duhur nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë”, tha Tole.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Luvri04-780x439.jpg)
Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër
![Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kimi-780x439.jpg)
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
![Origjina e njohjeve përmes kompjuterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tact-780x439.jpg)
Origjina e njohjeve përmes kompjuterit
![Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/01/Europe-780x439.jpg)
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re