LAJMI I FUNDIT:

Kadare: Goditjet kundër Nënë Terezës dhe Skënderbeut, turpi i kombit

Kadare: Goditjet kundër Nënë Terezës dhe Skënderbeut, turpi i kombit

Shkrimtari i madh shqiptar dhe botëror, Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në tetarin e Klan Kosovës, është pyetur për kritikat e fundit që në Kosovë e Shqipëri i janë bërë figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Kadare pohoi se këto goditje, që fatkeqësisht vijën nga Kosova e Shqipëria, janë turpi i madh i kombit shqiptar dhe ky gabim e turp duhet të rregullohet sa më parë që është e mundur.

“Goditjet kundër Skënderbeut, ose Nënë Terezës, por kryesisht Skënderbeut, janë një surprizë e keqe për kombin shqiptar që nuk e ka pritur që do të vinte kjo kohë. Skënderbeu u godit vjetëve të fundit, jo vetëm si hero i Shqipërisë, por si tradhtar. Është një turp që i ka ndodhur vendit tonë, të cilin duhet ta korrigjojë”, ka pohuar Kadare.


“Ndodhin turpe në jetën e kombeve, këtë duhet ta pranojmë dhe ne s’jemi të imunizuar nga kjo. Dhe kjo do të mbahet si histori turpi dhe asgjë tjetër. Fakti që ka ndodhu në Kosovë e Shqipëri, aq më keq, pasi kjo nuk ka ndodhur në Europë, për fat të mirë”, tha Kadare. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori