Dy reprezentues turk dhe bashkëlojtar të Besiktasit janë kacafytur mes veti.

Cenk Tosun dhe Caner Erkin pothuajse nuk kanë shkëmbyer grushte gjatë një seance stërvitëse të kampionit turk.


E gjitha ndodhi pas momentit kur ish-mbrojtësi i Interit ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj sulmuesit, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që Tosun të nevrikoset dhe të kërkojë të qëroj hesapet me Erkin.

Këtë nuk e lejuan futbollistët të tjerë, të cilët evituan më të keqen, por dy futbollistët pritet të të dënohen prej klubit për sjellje të pahijshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app