"Ka të bëjë me Luiz Ejllin", Miri flet për 'incidentin' që i ndodhi në Gjermani

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania dhe fituesi i tij, Luiz Ejlli, ka lënë gjurmë të pashlyeshme, aq sa edhe sot banorët e edicioneve të tjera e kujtojnë me humor dhe nostalgji.
Së fundmi, Miri ka ndarë një episod qesharak që lidhet me artistin shkodran, po në BBVA.
Ai tregoi një eksperiencë që i ndodhi gjatë transmetimit të BBVA 2, ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij në Gjermani.

I njëjti thekson se derisa po flinin kishte lënë të ndezur televizorin, në kanalin ku po transmetohej Big Brother, dhe papritmas dëgjoi një zhurmë të pazakontë.
Miri u zgjua i tronditur, duke u përpjekur të kuptonte se çfarë po ndodhte.
Por sapo hodhi një sy nga ekrani, gjithçka u shpjegua: zhurma e frikshme nuk ishte tjetër veç, gërhitja e Luizit.
Historia e tij shkaktoi të qeshura mes banorëve, duke rikthyer kujtime nga netët e BBVA 2, kur gërhitjet e Luizit u bënë një 'meme' dhe një nga momentet më të përfolura. /Telegrafi/































































