Përbërësit: një lakër ▪ 2 vezë ▪ gjysmë filxhani qumësht ▪ 2 filxhanë oriz të marinuar ▪ 500 g kërpudha ▪ 1 qepë ▪ 1 lugë rigon ▪ 1 lugë borzilok ▪ 1 karotë ▪ 1 kungulleshë ▪ kripë ▪ piper ▪ 250 g domate pa lëvore dhe pa fara ▪ 2 lugë lëng limoni ▪ salcë të specave të kuqPërgatitja:

Lakrën ndajeni në fletë dhe njomeni secilën në ujë të njelmët. Priteni pjesën e brendshme nëse është tepër e trashë.


Karotën dhe kungulleshën grijeni në rende.

Në një enë të veçantë përzieni vezët me qumështin, orizin, kërpudhat, qepën, perimet dhe erëzat.

Ngjishni mirë dhe me masën e përftuar mbushni sarma.

Sarmat radhiten në një enë të thellë dhe u qiten salca e domateve.

Sarma në zjarr të lehtë zihen rreth një orë.

Për të bërë salcën pritni domatet sa më imët, shtoni kripën, piperin, salcën. Përzieni me lëngë limoni. /Telegrafi/