Ka qenë ndër fytyrat më të bukura në Hollywood, ndërsa tash është gjithnjë e më e vështirë ta njohësh

Denise Richards prej vitesh është shënjestër e kritikave për shkak të fytyrës së saj, e cila dikur e bënte një nga aktoret më të bukura.
52-vjeçarja dikur magjepste me bukurinë, ndërsa fytyra e saj admirohej si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, por sot publiku është i hutuar nga dukja e saj.
Tri vite më parë u largua nga spektakli televiziv “Real Housewives of Beverly Hills”, por u shfaq në një episod të ri në një nga skenat dhe i la shikuesit të befasuar.
Siç shprehen fansat , ajo kishte bërë mimika të çuditshme, ka folur ngadalë dhe turbullt... Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka grumbulluar kryesisht komente negative.
Richards ka qenë e martuar me joshësin e njohur të Hollywoodit, Charlie Sheen, me të cilin ka dy vajza.
Biondja e famshme konsiderohej nga aktoret më të bukura dhe ishte e preferuara e të dyja gjinive dhe shumë zonja donin të dukeshin si ajo.
Megjithatë, Denise nuk u rezistuar operacioneve plastike që ndryshuan dukjen e aktores. /Telegrafi/




















































