LAJMI I FUNDIT:

“Ka një dëshirë të madhe për hakmarrje”, Valverde paralajmëron Barcelonën para finales

“Ka një dëshirë të madhe për hakmarrje”, Valverde paralajmëron Barcelonën para finales

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka folur në një konferencë për media para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës mbrëmjen e së dielës. 

Reprezentuesi uruguaian foli për disa çështje të ndryshme, që nga forma e skuadrës, paraqitjet e tij individuale dhe tema të tjera. 

“Nesër kemi një tjetër finale shume të rëndësishme. Është titulli i parë i këtij viti, ne po bëjmë shumë mirë pas disa muajve të fundit dhe nesër kemi një mundësi të mirë për të fituar besim”. 


“Të gjitha ndeshjet si titullar? Unë jam i lumtur që vazhdojë të luajë si titullar. Jam shumë i lumtur që kam besimin e trajnerit. Për mua është një gëzim i jashtëzakonshëm që luajë për Real Madridin. Është një nder dhe unë do të kem kohë të pushojë në korrik”. 

Ylli i Real Madridit i shmanget ndjekjes penale në rastin e skandalit seksual
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit i shmanget ndjekjes penale në rastin e skandalit seksual

“Si u rikuperova pas Mallorcas? Gjëja më e rëndësishme është të pushosh. Jam larg fëmijëve të mi kështu që mund të pushojë më shumë. Ne kemi fizioterapeutët dhe doktorët që bëjnë gjithçka që ne të jemi mirë”, ka thënë Valverde. 

“Nëse fitojmë nesër mendoj se ne vazhdojmë të dëshmojmë se jemi klubi më i mirë në botë sepse në fund të sezonit ne jemi gjithmonë ata që fitojmë tituj”. 

“Ka shumë dëshirë për hakmarrje pas humbjes 4-0. Ishte e vështirë të flija atë ditë sepse nuk e prisnim të humbnim kështu”. 

“Ajo na dha shumë dëshirë dhe fuqi për të lëvizur përpara dhe të bëhemi skuadra që jemi sot”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

La Liga
Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

NBA
Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

La Liga
“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

La Liga
Rekordi i Arne Slot dhe ndikimi holandez në titullin e Liverpoolit

Rekordi i Arne Slot dhe ndikimi holandez në titullin e Liverpoolit

Premier League
Gazeta spanjolle me artikull special: Te Reali besojnë se mund ta fitojnë titullin

Gazeta spanjolle me artikull special: Te Reali besojnë se mund ta fitojnë titullin

La Liga
Kalo në kategori