Ka nisur renovimi i plotë i Gjimnazit “Naim Frashëri” në Shtime

Në Shtime kanë filluar punimet për renovimin e plotë të Gjimnazit “Naim Frashëri”, projekt ky i financuar me një vlerë prej 800 mijë eurosh.
Sipas kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, investimi do të përfshijë riparimin e të gjithë objektit shkollor, përfshirë sallën sportive, klasat, nyjet sanitare, oborrin dhe hapësirat e jashtme, përcjell Telegrafi.
“Jemi të lumtur që kjo shkollë me rreth 500 nxënës do të marrë pamje të re dhe kushte shumë më të mira për zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve shkollore. Vazhdojmë me punë të mira,” ka deklaruar Aliu.
Projekti i ri synon modernizimin e infrastrukturës arsimore në komunë dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin arsimor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































