Juventusi ka pësuar humbje 1-0 nga Parma në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshje, duke krijuar raste të arta për gol.


Por, lojtarët e drejtuar nga Igor Tudor nuk ia dolën të thyenin mbrojtjen e vendasve.

Por, Parma e bëri të kundërtën, duke arritur të shënonte golin e fitores.

Ishte minuta e 45+1-të, kur Mateo Pellegrino shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.

Juventusi nuk ia doli që në 45 minutat e dytë të nxirrte së paku një barazim, duke pësuar humbje.

Pa javës së 33-të, Juventusi gjendet në vendin e pestë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të do të kenë punë me Monzan. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app