Juventusi triumfon ndaj Romës në derbin e javës në Serie A
Juventusi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Romës në ndeshjen derbi të javës së 21-të në Serie A.
Bianconerët kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mos lejuar shmangien e Interit dhe Milanit në krye të tabelës.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Juventusin më konkret duke gjetur edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të dhe ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.
Në pjesën e dytë, Roma ishte diçka më e mirë, por pa arritur t’i konkretizojë rastet, ndërsa Juventusi shënoi edhe një gol.
Në fakt, ishte një autogol nga Ibanez në minutën e 69-të që qoi epërsinë e vendasve në 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Juventusi sheh veten në pozitën e tretë me 42 pikë apo dy më shumë se Roma e treta.
Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Napoli, ndërsa Gillorossët e presin Udinesen. /Telegrafi/
https://twitter.com/Fastgoal2/status/1358120566755110918






























