LAJMI I FUNDIT:

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se ka larguar nga posti i trajneri Massimiliano Allegrin për shkak të sjelljes së tij pas finales së Kupës së Italisë.

Vendimi iu tha trajnerit në sy, pas një takimi që kishin pasditen e sotme në qendrën stërvitore, ku klubi pastaj doli me njoftim zyrtar.

Klubi ka njoftuar se arsyeja e shkarkimit të tij ka të bëjë me sjelljen e tij, gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë.


Zyrtare: Massimiliano Allegri nuk është trajner i Juventusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Massimiliano Allegri nuk është trajner i Juventusit

“Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegrin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i cilësoi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të kenë ata që e përfaqësojnë klubin”.

“Mbaron një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2014, rifilloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas 3 sezoneve të fundit së bashku me finalen e Kupës së Italisë. Kompania i uron Massimiliano Allegrit suksese në projektet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Allegri fitoi gjithsej 12 trofe në Juventus: 5 tituj të Serie A, 2 Superkupa të Italisë dhe 5 Kupa të Italisë (si dhe ka dy finale të humbura të Ligës së Kampionëve). /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori