Me largimin e mundshëm të  Mario Mandzukicit nga Juventusi, klubi ka filluar të punojë për rikthimin e Alvaro Moratas.

Spanjolli mund të largohet nga Chelsea, pasi që nuk e ka gjetur mirë vetën, ndërsa klubi nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.


Mes shumë lëndimeve dhe problemeve, Morata ka arritur të shënojë 15 gola.

Sipas to La Gazzetta dello Sport, Juventusi e do rikthimin e tij në klub, pasi ka lënë përshtypje shumë të mira.

Zonja e Vjetër do të tentojë të nënshkruajë me të sikurse që kishte bërë me Juan Cuadrado, duke e paguar huazimin pastaj obligim blerje.

Chelsea kishte paguar te Real Madrid diku afër 80 milionë euro.

Juve do të tenfojë të paguajë hiq më pak se 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app