Juventusi thuhet se shpreson të përfshijë mbrojtësin Emerson Palmieri në marrëveshjen e transferimit të Gonzalo Higuain te Chelsea.

Telenovela Higuian po vazhdon edhe të premten, me sulmuesin argjentinas që është në rrugë për të kaluar te Chelsea.


Megjithatë, drejtuesit e Juventusit, që kanë nën pronësi kartonin e Higuainit kanë disa kushte për klubin londinez.

Sipas gazetës Tuttosport, Chelsea mund të mos paguajë nëntë milionë euro për të huazuar Higuain deri në fund të sezonit.

higuain 2

Por, kjo do të ndodh vetëm duke dërguar mbrojtësin Emerson Palmieri te Juventuesi në baza të përkohshme.

emerson palmieri1804aa 1

Megjithatë, gazeta pranon se bardhezinjtë mund të preferojnë të holla dhe të mbajnë bisedime të ndara për ish-mbrojtësin e Romës, që është gjithashtu një objektiv i Atletico Madridit.

Zonja e Vjetër do të lëvizë për Italo-brazilianin, pasi Leonardo Spinazzola duket i vendosur të largohet nga Torino këtë muaj pasi nuk ka gjetur hapësira.

Emerson u soll në Stamford Bridge nga Antonio Conte janarin e kaluar, por nuk ka arritur të bëjë asnjë ndeshje si titullar për Chelsean në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app