Juventusi dhe Milani rivalizojnë njëra-tjetrën për shërbimet e Iscos

444:"MADRID, SPAIN - MAY 22: Isco Alarcon of Real Madrid reacts during the La Liga Santander match between Real Madrid and Villarreal CF at Estadio Alfredo de Stefano on May 22, 2021 in Madrid, Spain. Sporting stadiums around Spain remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Isco Alarcon duket se do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar dimëror.
Spanjolli nuk është në planet e Carlo Ancelottit dhe largimi i tij raportohet se është i pashmangshëm.
Sipas asaj që bën të ditur Calciomercato, Juventusi dhe Milani janë tejet të interesuar për shërbimet e tij.
Real Madridi është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.
Mesfushori ka kontratë me Los Blancos deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk e ka në plan ta rinovojë atë.
Por, Zonja e Vjetër dhe Rossonerët mund të presin deri në verën e vitit të ardhshëm, që ta rrëmbejnë më pas atë si lojtar të lirë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































