Klubi italian, Juventusi ka bërë tashmë një veprim për mesfushorin e Chelseat, Jorginho.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Juventusi ka bërë një qasje joformale për mesfushorin e Chelseat, Jorginho.


Ish-menaxheri i Bluve, Maurizio Sarri është i etur të ribashkohet me ish- mesfushorin e tij.

Sarri ka punuar me Jorginho te Napoli dhe pastaj te Chelsea dhe mbetet njëri nga lojtarët e preferuar të trajnerit.

Sidoqoftë, këtë javë agjenti i mesfushorit këmbënguli që ai ishte i lumtur në Londër.

Në rast largimi, Zonja e Vjetër duhet të paguajë rreth 40-50 milionë euro për mesfushorin. /Telegrafi/

telegrafi sport app