Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore, duke arritur në kuotën e 18 pikëve në start të kampionatit.

Juventusi nuk njeh kundërshtar dhe viktima e radhës ishte Bologna.


Në fakt Juventusin e mbylli ndeshjen që në minutat e para duke shënuar dy herë brenda një kohë të shkurtër.

Fillimisht shënoi Paolo Dybala në minutën e 11-të një super gol.

GettyImages 1041178220 Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pas tij nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Matuidi për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e parë edhe pse kishte shumë raste Juventusi nuk shënoi më.

Njëjtë shkoi edhe pjesa e dytë, ku Zonja e Vjetër  rrezikoi disa herë portën kundërshtare.

GettyImages 1041198334 Rodrigo Bentancur . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Dylbala, Ronaldo e Pjanic rrezikuan, por pa sukses.

Juventusi në ndeshjen e ardhës e pret Napolin që është në vendin e dytë me tri pikë më pak. /Telegrafi/  

telegrafi sport app