Juventusi fitoi kundër Udineses me rezultat 2-0 në Serie A dhe kështu u ngjit në pozitën e parë.

Dy golat në këtë takim për Zonjën e Vjetër i shënoi Paulo Dybala (20', 49'), rezultati do të ishte më i thellë sikur Gonzalo Higuain të mos humbiste penalltinë në minutën e 38-të.


Paulo Dyabala Gonzalo Higuain e1520785534967 (Foto: Getty Images)

Më i miri në takim natyrisht që ishte Dybala, ndërsa me notë të lartë u vlerësuan edhe Mattia De Scigilio e Douglas Costa.

Valon Behrami luajti deri në minutën e 76-të, por nuk arriti të bëjë ndonjë paraqitje të mirë.

Më i miri për mysafirët ishte portieri Albano Bizzarri, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve.

Kundërshtari i radhës i Juventusit është Atalanta. /Telegrafi/

Juventus:

capture 20180311 173253

Udinese:

1capture 20180311 1733107

telegrafi sport app