Juventusi ka humbur në shtëpi nga Lazio me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për gjiron e tetë të kampionatin italian, Serie A.

Lazio ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Juventusi, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Massimiliano Allegrit.


Golat në këtë takim u shënuan nga Douglas Costa (24’) për Juventusin, ndërsa për Lazion shënojë Ciro Immobile (47’, 54’).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Immobile, i cili u notua me notë 8.3, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin Gianluigi Buffon, i cili u vlerësua me 6.1.

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha ishte ndër më meritorët për këtë fitore pasi priti penalltinë e Paolo Dybalas në minutat shtesë, dhe u vlerësua me notë 8.0. /Telegrafi/Juventus:

notat lazio juve e1508004963494

Lazio: 

notat lazio juve 1 e1508005005600