Juve nënshkruan marrëveshje të re me Allianz, fiton 103 milionë euro

Juventus ka njoftuar për se ka arritur marrëveshje të re Allianz deri në vitin 2030, ku përfshihen të drejtat e emërtimit të stadium, por edhe sponsorizimin në fanella, që kap vlerën e 103.1 milionë eurove.
Kjo fillon që nga nesër kur Juventus do të shkojë në San Siros dhe në fanellat e ngrohjes, përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale Kupës së Italisë kundër Milanit, do të ketë një logo të dukshme të Allianz, e cila do të jetë e pranishme në pjesën e kraharorit të majtë.
Kjo marrëveshje është për 10 vitet e ardhshme, ku logoja do të shoqërojë ekipin në çdo seancë stërvitore dhe ngrohje.
Po ashtu kjo marrëveshje i jep edhe drejtat e emërtimit të Allianz Stadium nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2030.
Vlera totale e marrëveshjes është 103.1 milionë euro. /Telegrafi/

















































