Juve lider, City e mposht ekipin e Granit Xhakës (Video)

Ishte Juventusi që dominoi plotësisht sfidën, teksa goli erdhi në fund të pjesës së parë.
Alvaro Morata realizoi pas një topi në zonë nga Barzagli dhe këtë ai e bëri me kokë.
Në fund ishte Simone Zaza që nuk la vend për dilema në këtë takim, duke shënuar për 2-0 (87') dhe rezultatin përfundimtar.
Në takimin tjetër Borussia humbi një penalti në fillim me Rafaelin që nuk shënoi, teksa në pjesën e dytë Stindl bukur kaloi në epërsi gjermanët (54').
City u kthye në lojë dhe shënoi dy herë, së pari me anë të Otamendit (65') dhe në fund me një penalti të Agueros (90') për ta fituar ndeshjen komplet me rezultat 2-1.
Në Grupin D lidër është Juventusi me 6 pikë, kurse vendin e dytë e ka Sevilla me tri pikë, po aq sa ka City por me golaverazh më të dobët. /Telegrafi/












































