Gianluigi Donnarumma është objektivi kryesor i Juventusit për portën për edicionin e ardhshëm.

Gjiganti italian është duke kërkuar ta freskojë pozitën e portierit ku polaku Wojciech Szczesny pritet të largohet në verë.


Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Donnarummas, Mino Raiola dhe duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur.

donnarumma 2

Por mediat italiane kanë raportuar se Juventusi ka një alternativë nëse dështon transferimi i portierit italian.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici e ka në listë portierin argjentinas Emiliano Martinez që aktivizohet me Aston Villën.

28-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier, ku nga 35 ndeshje të zhvilluara, në 15 nga to e ka mbajtur portën e pa prekur.

Aston Villa e bleu argjentinasin në verën e kaluar për një shumë prej 18 milionë euro, derisa vlera e tij tani është dyfishuar.

1228641377

Gjithsesi objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër mbetet Donnarumma, por në rast se dështon ai, atëherë Juventus do të tentojë transferimin e Martinezit nga Aston Villa. /Telegrafi/

telegrafi sport app