Juve fiton me vështirësi ndaj Atalantas, kualifikohet në çerekfinale (Video)

Juventusi ka fituar ndaj Atalantas në Kupën e Italisë me rezultat 3-2.
Ishte një takim me shumë raste dhe ishte një kualifikim shumë i vështirë për në çerekfinale për Zonjën e Vjetër.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë me dy gola në epërsi, Paulo Dybala (22’) dhe Mario Mandzukic (34’)
Mysafirët e filluan pjesën e dytë mirë dhe në minutën e 72-të shënoi Abdoulay Konko, por pas tre minutash shënoi edhe Miralem Pjanic.
Zikaltërit e bën këtë takim më dramatik duke shënuar me anë të Emmanuel Latte Lath në minutën e 81-të.
Juventusi në fazën tjetër do takohet me fituesin e takimit Napoli-Fiorentina. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































