Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, kanë qenë të izoluar së bashku gjatë pandemisë coronavirus.

Pas kësaj periudhe, ata kishin shkuar të kalonin Pushimet në Utah, ndërsa tani kanë vendosur të qëndrojnë në Los Angeles, shkruan Daily Mail.


Gjatë ditës së djeshme (e enjte) këngëtari është shfaqur plot stil, teksa vëmendje të madhe ka marrë bluza e tij.

32468164 0 image m 56 1598551416472

Në pjesën e përparme shihej një 'emoji' duke buzëqeshur, kurse në pjesën e prapme ishte emri i bashkëshortes së tij.

Ani pse për një shëtitje të tillë ai kishte dalë i vetë, edhe pse Hailey qëndronte në 'shpinën; e tij.

32468158 0 image m 58 1598552677295

Bluzën ai e ka kombinuar me një palë pantallona të bardha e të gjera, ndërsa në përgjithësi ai njihet për stilin e veçantë.

Së fundmi për dyshen ishte aluduar se janë në pritje të fëmijës së parë, gjë të cilën e ka mohuar partnerja e tij. /Telegrafi/

32469774 8671477 image m 86 1598555982156