LAJMI I FUNDIT:

Juncker mesazh të qartë deputetëve: Ratifikimi i demarkacionit, hap kyç dhe i pashmangshëm

Juncker mesazh të qartë deputetëve: Ratifikimi i demarkacionit, hap kyç dhe i pashmangshëm

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Calude Juncker në një konference për media së bashku me presidentin Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit nëse dëshiron të fitojë liberalizimin e vizave.

“Është esenciale që vendi i juaj të votojë së shpejti demarkacionin, është hap kyç i pashmangshëm, i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave, ku bashkëqytetarët tuaj shqiptarë e serbë do të jenë përfituesit e kësaj”, ka thënë Juncker.

Ai ka thënë se edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të thellohet edhe më shumë, dhe se nuk është i kënaqur që kosovarët janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.


Presidenti i KE-së, ka folur edhe për Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor ku ka thënë se kjo strategji shërben për thellimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor .

Juncker ka thënë se ndjehet i lumtur që së bashku me Mogherinin dhe Hahn po e përfundojnë udhëtimin e tyre në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori