Julian Deda kërkon të testohen për doping Edi Rama dhe Erion Veliaj! (Foto)

Atletja Luiza Gega është shpallur nënkampione e Evropës në garën e 3000 metrave në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Amsterdam.
Por, asnjë prej liderëve të shtetit shqiptar nuk e pa të rrugës që ta pres atleten, e cila gjë ka bërë që të reagojë ashpër aktorin Julian Deda.
PO ASHTU LEXONI: Gega e argjendtë në Kampionatin Evropian
Në fakt, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanp pritur rezultatet e para të testit anti-doping, transmeton Telegrafi.
Por, aktori ka kërkuar që për këtë gjest qesharak të Ramës dhe Veliajt të testohen për doping dhe jo atletja.
Ja postimi i DedësShtet qesharak. Pasi u mor lajmi i mire se Luiza Gega u shpall nen/Kampione e Evropes dhe pas shume reagimeve ne rrjete sociale, Rama dhe Veliaj vendosen ta presin Luizen per ta nderuar. Ne fakt vendosen ta presin per te nderuar veten e tyre dhe qe te mos dukeshin sikur diferenconin sportistet. Por skandali ndodhi dje. Edi dhe Eri, anullojne pritjet per nen/Kampionen e Evropes Luiza Gega me pretekstin se duhet te presin rezultatet e analizave antidoping, pastaj ta presin ne zyre. Turp me te madh se ky, nuk ka. P.s. Ne fakt, duhet te ishte e kunderta. Luiza duhet te pres pergjigjet e analizave tuaja te antidopigut, pastaj t'ju shkele ne dere.




























































