LAJMI I FUNDIT:

Julia Roberts drastikisht ka ndryshuar dukjen dhe tani po dikton trend të ri mode

Julia Roberts drastikisht ka ndryshuar dukjen dhe tani po dikton trend të ri mode

Në karrierën e vet shumëvjeçare, Julia Roberts, nuk e ka ndryshuar drastikisht dukjen e vet, mirëpo sivjet na ka zbuluar stilin e flokëve mjaft të shkurtër

Kështu po dikton trend të ri mode dhe po i ngazëllen fansat, transmeton Telegrafi.


Julia flokët e saj të gjatë në prag të pranverës i ka shkurtuar në lob asimetrik shtresor, ndërkaq dukjen e re në Instagram e ka prezantuar floktari i saj.

Flokët të cilët në pjesën më të gjatë arrijnë deri te klavikula, aktorja ka ofruar freskim të përsosur për pranverën që po vjen dhe i rri shkëlqyeshëm.

Lobi, krahas bobit, është edhe një ndër stilet më të dëshiruara të flokëve dhe u rri mirë të gjithave dhe është lehtë të stilizohen, andaj Julia tani është në hap me trendët.

Do të pajtoheni edhe ju që i rri shkëlqyeshëm. /Telegrafi/