LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox ka lansuar një trend të ri të modës: Vajzat presin xhinset dhe bëjnë një komplet me dy pjesë

Julia Fox ka lansuar një trend të ri të modës: Vajzat presin xhinset dhe bëjnë një komplet me dy pjesë

Aktorja 32-vjeçare Julia Fox, me origjinë amerikano-italiane, u bë lajmi kryesor i mediave disa muaj më parë kur filloi të takohej me reperin e njohur amerikan Kanye West

Julia është dalluar vazhdimisht me zgjedhjet e saj të pazakonta dhe të guximshme të modës, ndërsa ajo krenohej në rrjetin social Instagram për aftësitë e saj në dizajn dhe rrobaqepësi.


Duke qenë se këtë sezon, xhinset me bel të cekët janë rikthyer me të madhe, Julia ka treguar se si të bëhen dy veshje të reja nga xhinse të thella dhe të vjetra, transmeton Telegrafi.

Kur bëri kompletin e saj, Julia vendosi të shëtiste rrugët e Los Angelesit e veshur me xhinse të tilla. Aktorja e kompletoi kombinimin me çizme të markave, po ashtu nga xhinset të firmosura nga Alexander Wang dhe një çantë e bërë nga i njëjti material dhe i njëjti dizajner.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga paraqitja e saj në këtë kombinim, vajzat sapo kanë filluar ta rikrijojnë atë.

Rrjeti social TikTok është vërshuar me video në të cilat vajzat tregojnë se si kanë bërë një krijim të ri nga xhinset e vjetra.

♬ About Damn Time – Lizzo

A ju pëlqen ky trend? ndani me ne mendimet dhe idetë tuaja. /Telegrafi/