LAJMI I FUNDIT:

Jude Bellingham lojtari më i vlefshëm në botë, tre lojtarë të Real Madridit në top katërshe

Jude Bellingham lojtari më i vlefshëm në botë, tre lojtarë të Real Madridit në top katërshe

Jude Bellingham ka pasur një start të jashtëzakonshëm të karrierës së tij si lojtar i Real Madridit.

Përkundër faktit që nuk shënoi në dy ndeshjet e para, ai ka arritur që të shënojë plot 17 sosh në 22 paraqitje këtë sezon, që është një rekord mahnitës për 20-vjeçarin i cili u bë pjesë e madrilenëve nga Borussia Drotmund verën e kaluar.

Bellingham iu bashkua Los Blancos për shumën e 103 milionë eurove, por ai tashmë e ka kapërcyer këtë vlerë.


Një studim i bërë së fundmi nga CIES ka zbuluar se anglezi tashmë vlen plot 267.5 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i vlefshëm në botën e futbollit për momentin.

Bellingham po thyen një rregull të rreptë të La Ligas në çdo ndeshje që luan për Real Madridin
Lexo po ashtu Bellingham po thyen një rregull të rreptë të La Ligas në çdo ndeshje që luan për Real Madridin

Ish-bashkëlojtari i tij Erling Haaland renditet i dyti në listë, teksa ai vlen rreth 251 milionë euro. Real Madridi në fakt ka tre lojtarë në top katërshe, me Vinicius Junior dhe Rodrygo që janë në vend të tretë dhe të katërt dhe vlerësohen me 250 milionë euro dhe 247 milionë euro respektivisht.

Gavi i Barcelonës është spanjolli më i vlerësuar (175 milionë euro), para bashkëlojtarit të tij Pedri, vlera e të cilit sillet rreth 125 milionë euro.

Florentino Perez me shumë mundësi është i kënaqur me këto shifra. Kjo tregon se Real Madridi po ndërton një super skuadër, me lojtarë që kanë aftësinë për të qëndruar në maje të futbollit botëror për dekadën në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori