LAJMI I FUNDIT:

Ju kujtohet fustani i famshëm i aktores Julia Roberts në filmin “Pretty Woman”?

Ju kujtohet fustani i famshëm i aktores Julia Roberts në filmin “Pretty Woman”?

Kreacioni kult ka marrë një petk të ri

Komedia e famshme romantike “Pretty Woman” edhe pse është xhiruar në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, edhe sot e kësaj dite është film të cilin shumica e rishikojnë me dëshirë


Nuk është për t’u habitur që shumë pjesë veshjesh të cilat mu në këtë krijimtari i ka veshur e adhuruara e Hollywoodit Julia Roberts, madje edhe 32 vjet më vonë ende janë inspirim i shumë markave të modës.

Kujtoni vetëm fustanin ikonik ngjyrë kafe me xhufka të bardha që Roberts veshi në garat e kuajve – kjo veshje është ridizajnuar shumë herë dhe çdo sezon merr versione të reja falë markave të njohura të rrugëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, fustani me unazë metalike, kurrë më i dëshirueshëm se deri tani, pesë minutat e vet i ka përjetuar këtë verë, kur po dominojnë rrobat e modës me prerje të guximshme.

Ky fustan nxjerr në pah belin në mënyrë fantastike falë unazës metalike që lidh në mënyrë sensuale pjesën e sipërme dhe të poshtme të krijimit, dhe për fansat e filmit “Pretty Woman”, njësoj si fustani ngjyrë kafe dhe ky edicion provokues i Julia është gdhendur në kujtesë.

Sipas kostumografes së atëhershme Marilyn Vance, minifustani i montuar bardh e kaltër, me një unazë që lidh pjesën e sipërme dhe fundin, u frymëzua nga rrobat e banjës të viteve shtatëdhjetë. Kjo është arsyeja pse nuk është çudi që edicioni i ridizajnuar i këtij fustani kult erdhi nga marka Hunza G, të cilët njihen për rrobat e tyre të banjës. Versioni i tyre i veshjes së Julia-s quhet me vend “Pretty Woman” dhe është i disponueshëm në disa ngjyra.

Megjithatë, i preferuari kryesor i shumë trendeve është, ashtu siç pritej, versioni origjinal blu dhe bardh, dhe ja si e kanë veshur:

/Telegrafi/