Në pesë vitet e fundit, në sytë e investitorëve të huaj, Kosova nuk është parë vend atraktiv për të investuar. Investimet pothuajse janë përgjysmuar, sipas njohësve të ekonomisë, për shkak të korrupsionit dhe situatës të pafavorshme politike në vend.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, thotë se është shqetësues fakti që korrupsioni ka ndikuar në rënien e investimeve të huaja në Kosovë dhe që ka penguar zhvillimin ekonomik.
Për këtë Ujkani ka kërkuar nga Qeveria e re që të punojë fort për përmirësimin e klimës të të bërit biznes.
“Është konstatim tashmë i përgjithshëm në shoqërinë tonë se ka korrupsion në vendin tonë pa marrë parasysh a është i nivelit të lartë apo më pak, por ka prezencë të kësaj dukurie, atëherë pa shmangshëm korrupsioni ndikon edhe në çështjen ose në klimën e investimeve të huaja në vendin tonë. Kjo është një diçka që nuk ka nevojë të elaborohet më tepër, është fakt. Pra, prezenca e korrupsionit në një shoqëri ashtu si i dëmton të gjitha aspektet tjera pashmangshëm e dëmton edhe zhvillimin ekonomik dhe rrjedhimisht edhe investimet e huaja”, thekson Ujkani, për KP.
Sipas Ujkanit ka rënie të dukshme të investimeve të huaja dhe stagnim, që siç thotë ai duhet trajtuar me prioritet të lartë nga institucionet përkatëse.
“Pse ka rënie, është shumë evidente dhe nuk ka asnjë dilemë ose thënë ndryshe nuk ka pasur investitorë të ri që kanë ardhur. Dhe kështu kemi stagnuar në një farë forme dhe realisht është një shqetësim që neve, gjithë qeverinë dhe të organet publike të këtij vendi duhet trajtuar me një prioritet shumë të lartë”, thotë ai.
Kreu i Këshillit të Investitorëve Evropianë ka kërkuar nga Qeveria e re zbatimin e ligjeve që ndërlidhen me investimet, si dhe ndërhyrjen e përmirësimit të klimës të të bërit biznes.
“Qeveria e re duhet të merret më konkretisht me zbatimin e ligjeve që lidhen në fushën e të bërit biznes në vendin tonë, aty ku është e nevojshme të ndërhyjë dhe ta përmirësojë këtë klimë. Dhe kjo është mënyra se si mund të ecim përpara më së miri”, thekson Ujkani.
Ka pasur raste që disa investitorë edhe kanë ikur nga Kosova, për shkaqe të ndryshme që kanë të bëjnë me korrupsion dhe ryshfet.
Në anën tjetër, sipas BQK-së Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë në 2020 pati investime 321.7 milionë euro, ndërsa më 2019 ishin 254.6 milionë euro, ose 67 milionë më pak.
Përkundër trendit pozitiv të IHD-ve në vitin 2019 (një rritje e vogël) në krahasim me vitin 2018, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të pësuan rënie të konsiderueshme gjatë vitit 2018 dhe 2017, duke lënë Kosovën si një vend jo tërheqës për investime të huaja e sidomos larg tërheqjes së investimeve nga korporatat dhe markat e mëdha botërore. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët