LAJMI I FUNDIT:

Joshua paralajmëron Wilderin dhe Furyn: Dita kur të ndaloj së boksuari është dita kur duhet të mos kenë frikë nga unë

Joshua paralajmëron Wilderin dhe Furyn: Dita kur të ndaloj së boksuari është dita kur duhet të mos kenë frikë nga unë

Anthony Joshua i ka paralajmëruar rivalët e tij, Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn, se ende duhet t’i kenë frikën atij, megjithë humbjen që pësoi nga Andy Ruiz më 1 qershor të këtij viti.

Boksier britanik është duke u përgatitur për rimeçin ndaj kampionët aktual botëror në peshat e rënda, derisa përballja do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

29-vjeçari pësoi humbjen e parë në karrierë, por edhe humbi titujt e botës si, WBA, WBO dhe IBF, e që në fund të këtij viti do të kërkojë rikthimin e tyre në brezin e tij.


Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Joshua ka gjetur kohë që t’i paralajmërojë dy kundërshtarët e tij ende të pamposhtur se ai do të rikthehet më i fuqishëm.

“Nëse ju më vendosni mua dhe Ruizin në një makinë, atëherë do të fitojë nëntë nga dhjetë përballjet”, ka thënë fillimisht ish-kampioni i botës.

Ruiz thotë se rimeçi ndaj Joshuas nuk do të zhvillohet në Britaninë e Madhe
Lexo po ashtu Ruiz thotë se rimeçi ndaj Joshuas nuk do të zhvillohet në Britaninë e Madhe

“Ajo ishte vetëm nata e tij. Ai e mori fitoren, por ne duhet të përballemi përsëri në fund të këtij viti. Unë kam marrë mësim nga kjo humbje. Tani e di se si do të luftojë dhe e di se do ta mposht atë”.

“Dita kur të ndaloj së boksuari është dita kur ata (Wilder dhe Fury) duhet të mos kenë frikë nga unë. Por, deri atëherë, unë jam duke trokitur në derën e ë gjithëve. E kam bërë një herë dhe do ta bëjë përsëri”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori