Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin John Hopkins në SHBA beson që raportet e kryeministrit Albin Kurti me administratën Trump do të ndikohen nga raportet e kaluara të tij me Richard Grenell, gjatë mandatit të parë të tij.
Ai u shpreh se Kurti do ta kujtojë se si u rrëzua Qeveria Kurti 1 dhe presionin që i është bërë, por sipas tij, këtë do ta rikujtojnë edhe zyrtarët e administratës Trump.
“A besoj unë se raportet e kryeministrit Kurti me administratën Trump do të ndikohen nga raportet e kaluara të tij me Richard Grenell, gjatë mandatit të parë të Trump, po, përgjigja e qartë, është po, e besoj. Kryeministri Kurti do të kujtojë se si u rrëzua Qeveria Kurti 1, do të kujtojë presionin që i është bërë, por këtë do ta rikujtojnë edhe zyrtarët e administratës Trump”, është shprehur ai, për “Info Magazine” në Klan Kosova.
Joseph tha se Kurti do të përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që sipas tij, del se i ka pasur edhe në administratën Biden.
“Në anën tjetër po mendoj se Kurti do të përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që del se i ka pasur edhe në administratën Biden dhe kjo është pyetje. Rreziku që ndërmori kryeministri Kurti, ndërkohë që ambasadori Hovenier po përpiqej të ndihmonte Kosovën në disa forma, kryeministri zgjidhte veprime të njëanshme. Madje edhe pas Banjskës, kur ambasadori Hovenier e shënjestronte Serbinë dhe fliste me zë të lartë, e sa e rrezikshme ishte gjendja, ishte shumë miqësor, por Kurti zgjodhi të mos punojë ngushtë me të dhe e humbi mundësinë. Prandaj edhe tani do të përballet me sfida”, u shpreh tutje Joseph.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri