LAJMI I FUNDIT:

Joselu humbi penalltinë të cilën e fitoi Arda Guler – gjesti që bëri mesfushori turk pas këtij rasti, tregon për karakterin e tij

Joselu humbi penalltinë të cilën e fitoi Arda Guler – gjesti që bëri mesfushori turk pas këtij rasti, tregon për karakterin e tij

Real Madridi mori një fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Gironës, duke e çuar në pesë pikë diferencën mes tyre në La Liga, në një ndeshje ku shkëlqyen Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo.

Në çastet e fundit të takimit, Arda Guler u faullua brenda zonës, duke fituar një penallti për ekipin e tij.

Sidoqoftë, Guler nuk mundi ta ekzekutonte atë, pasi Joselu bëri një hap para dhe mori këtë përgjegjësi, vetëm për ta humbur atë më pas.


Megjithatë, ajo që ka rënë në sy të publikut është reagimi i mesfushorit turk. Në një rast tjetër, dikush do të mund të priste një ndjenjë zemërimi nga ana e Guler, por në fakt ajo që bëri talenti i Realit ishte krejt tjetër, duke shkuar dhe duke ngushëlluar 33-vjeçarin.

Karakteri i Guler në një moshë kaq të re po vlerësohet nga tifozët e Real Madridit, të cilët shpresojnë se kanë në duart e tyre një lojtar të madh për të tashmen dhe për të ardhmen.

U pyet për transferimin e Mbappes, Rodrygo jep një përgjigje që lë të hapur gjithçka
Lexo po ashtu U pyet për transferimin e Mbappes, Rodrygo jep një përgjigje që lë të hapur gjithçka

Kujtojmë që 18-vjeçari u transferua në Spanjë në korrik të vitit të kaluar nga Fenerbahce për shumën e 20 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset.

Për të kishte pasur interesim të madh edhe nga klubet tjera si Barcelona dhe Milan, mirëpo në fund ishte vet Guler që bëri zgjedhjen e tij dhe vendosi t’i bashkohet klubit mbretëror./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori