Jorge Mendes: Ronaldo është më i miri në histori të futbollit dhe këtë e dini

Jorge Mendes ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit edhe pse nuk arriti ta fitonte Topin e Artë.
Portugezi në këtë vit ishte në vendin e tretë për trofeun më të madh për një lojtar, pasi përfundoi pas Lionel Messit dhe Virgil van Dijkut.
Argjentinasi fitoi Topin e Artë të gjashtë në karrierë, duke e lënë pas vetes 34-vjeçarin me pesë sosh, por që agjenti i këtij të fundit ka deklaruar se tashmë dihet se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

“Cristiano është lojtari më i mirë në histori dhe ju e dini këtë”, ka thënë Mendes në ceremoninë Gran Gala del Calcio.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































