LAJMI I FUNDIT:

Jordania njofton rifillimin e fluturimeve për në Siri pas një ndërprerje 13-vjeçare

Jordania njofton rifillimin e fluturimeve për në Siri pas një ndërprerje 13-vjeçare

Royal Jordanian (RJ) ka njoftuar se do të rifillojë fluturimet direkte për në Damask më vonë në janar, duke i dhënë fund një pezullimi 13-vjeçar të fluturimeve në kryeqytetin e Sirisë.

Transportuesi kombëtar do të jetë ndër linjat e para ajrore që do të rifillojë fluturimet direkte për në Damask, duke operuar katër fluturime javore dhe duke lidhur kryeqytetin e Sirisë me mbi 45 destinacione në Evropë, Amerikë, Lindjen e Mesme dhe Gjirin Arabik.

CEO i RJ, Samer Majali shprehu mirënjohjen për qeverinë dhe autoritetet përkatëse për lehtësimin e kthimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se ai theksoi angazhimin e linjës ajrore për të qenë një pionier në rivendosjen e lidhjeve midis Sirisë dhe botës, duke vënë në dukje se Amani ka shërbyer prej kohësh si një portë që lidh Sirinë me destinacionet globale.

Majali njoftoi gjithashtu planet për të rritur frekuencën e fluturimeve ditore deri në prill 2025, duke rritur komoditetin e udhëtimit të shkurtër 25-minutësh midis Amanit dhe Damaskut.

“Pasagjerët mund të rezervojnë fluturimet e tyre për në Damask nëpërmjet faqes së internetit të linjës ajrore ose përmes agjentëve të udhëtimit”, tha ai.

Ndryshe, si pjesë e strategjisë së saj ambicioze të zgjerimit, linja ajrore jordaneze planifikon të rrisë flotën e saj nga 25 në 41 aeroplanë deri në vitin 2027, duke prezantuar 20 aeroplanë krejt të rinj gjatë dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Kalo në kategori