Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin marrë vesh për ndarjen e tyre pas një zënke që kishin pasur pas ceremonisë së Academy Awards në vitin 2014 – njofton RadarOnline.com.

“Ajo është sjellë shumë keq atë natë duke u përpjekur që të tërhiqte gjithë vëmendjen nga ai me këmbën e saj qesharake”, ka thënë një burim i afërt me çiftin, transmeton Telegrafi.


Më tej, sipas të njëjtit burim, Jolie ishte sjellë në mënyrë të tmerrshme, saqë Pitt e kishte shkurtuar festën me bashkaktorët e filmit “12 Years A Slave”.

pitt1

“Ajo nuk e linte ta shijojë fitoren për asnjë sekondë... Ata patën një zënkë të madhe atë natë dhe u pajtuan që të ndaheshin”, ka thënë më tej burimi.

Gjatë dy viteve, ata ishin përpjekur që t’i tejkalonin problemet, por nuk ia dolën dhe për më shumë i përkeqësuan raportet, saqë tash janë në një luftë ligjore për ndarjen e pasurisë dhe për kujdestarinë ndaj fëmijëve. /Telegrafi/