LAJMI I FUNDIT:

Joksimoviq: Modeli i “dy Gjermanive” zgjidhje për çështjen e Kosovës

Joksimoviq: Modeli i “dy Gjermanive” zgjidhje për çështjen e Kosovës

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviq, thotë se tashmë është e qartë se po i afrohemi fazës përfundimtare të procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës  dhe beson se zgjidhja do të jetë diku sipas modelit të “dy Gjermanive”.

Joksimoviq tregon se “ofensivë diplomatike” për çështjen e Kosovës janë edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe Beogradi, i cili, sipas saj, po kryen konsultime të rëndësishme me qendrat kryesore botërore.

Ajo thotë se bisedimet të cilat kohët e fundit i kishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me politikanët kryesorë në Evropë dhe botë,  janë bërë në atë drejtim që për çështjen e Kosovës të gjendet një zgjidhje kompromisi, që do të kënaqte të gjitha palët, por edhe që do të hiqte kriterin politik nga agjenda e integrimit evropian për Serbinë.


“Kjo do të mundësonte që Serbia të përqendrohet në procesin e reformave dhe me hapa të shpejtë të lëvizë drejt integrimit evropian, ose të arrijë deri në vitin 2025 synimin strategjik të politikës së jashtme – integrimin e plotë në BE”, tha Joksimoviq, përcjell Telegrafi.

Duke folur për takimet dhe intervistat e fundit të presidentit serb, Joksimoviq thotë se ai dërgoi një mesazh të qartë.

“Mesazhi është se në Beograd ekziston vullneti politik për të lëvizur çështjen e Kosovës, që të mos mbetet një ‘konflikt i ngrirë’, por që në procesin e negociatave të jetë e kënaqur vetëm njëra palë”, tha ajo.

“Në këtë moment kemi ende një formulim që marrëveshja ligjërisht obligative me Prishtinën është diçka që duhet të arrihet. Deri më tani, ajo ishte një copë e letrës së bardhë, por tani duket se ajo gradualisht po mbushet me skenarë të caktuar, edhe pse ende nuk janë përshkruar qartë se çfarë do mund të përmbajë ky dokument”, thotë Joksimoviq.

Megjithatë, drejtoresha e Qendrës vë në dukje, se janë të shpeshta analizat e këshillave dhe instituteve të ndryshme, që mund të jenë indikatorë se në çfarë drejtimi është duke sznuar komuniteti ndërkombëtar.

“Njëra nga këto zgjidhje mbase do të inkorporohet në strategjinë përfundimtare të BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Josimoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori