LAJMI I FUNDIT:

Johannes Hahn: Lajme të mira nga Maqedonia

Johannes Hahn: Lajme të mira nga Maqedonia

Marrëveshja e arritur midis partive politike është përshëndetur edhe nga komisari evropian për zgjerim dhe marrëdhënie fqinjësore, Johannes Hahn, transmeton Telegrafi Maqedoni,

„Lajme të mira nga Maqedonia, partitë politike arritën marrëveshje për çështjet e hapura në bisedimet lidhur me Marrëveshjen nga “Përzhino”. Ky është një hap i rëndësishëm për ti dhënë fund krizës politike. Tani nevojitet një impuls që të rruhet ajo që është akorduar. Zbatimi i plotë i reformave është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm”, ka porositur përmes rrjetit social Twitter, komisari Hahn./Telegrafi/