LAJMI I FUNDIT:

Joga për gjumë të rehatshëm (video)

Joga për gjumë të rehatshëm (video)

Qetësimi nga joga është një mënyrë natyrale kundër pagjumësisë. Efekti i saj është shumë i ngjashëm me atë të një aktiviteti fizik të shëndetshëm.

Trupi prodhon endorfinë, një substancë e duhur për mirëqenien.

Më shumë se 40% e njerëzve të rritur kanë probleme me gjumin. Shumë studime mjekësore kanë treguar se mungesa e gjumit e rritë rrezikun e problemeve shëndetësore dhe e dëmton memorien.


Një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar mendimet tuaja dhe për të relaksuar muskujt para gjumit është bërja e disa ushtrimeve joga.

Ju ftojmë të shihni këtë video 30 minutëshe dhe të bëni këto ushtrime pak para kohës së gjumit që të keni një natë plotësisht të qetë dhe një mëngjes të hareshëm.

“Kur ne praktikojmë yoga, ne e kemi pajisur veten me mjete për të qetësuar mendjet tona të rraskapitura, duke na lejuar të flemë dhe të pushojmë siç duhet” – shprehet Stefanie Eris, drejtoreshë e “Exhale Spa’s National Yoga”.