LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden uron myslimanët në mbarë botën për Ramazanin, veçanërisht ujgurët

Joe Biden uron myslimanët në mbarë botën për Ramazanin, veçanërisht ujgurët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë myslimanët anembanë vendit dhe botës, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Gjatë këtij muaji të shenjtë për myslimanët, Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për komunitetet myslimane”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Turqisë dhe Sirisë, të cilët humbën shumë anëtarë të familjes dhe të dashur gjatë tërmeteve të fundit shkatërruese, dhe me popullin e Pakistanit, që po rindërton jetën e tyre pas përmbytjeve të verës së kaluar”, tha Biden në një deklaratë.


Siç theksoi ai, në këtë ditë është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë të drejtën e përgjithshme të njeriut për të praktikuar, lutur dhe predikuar fenë në mënyrë paqësore dhe të hapur.

“Së bashku me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara shprehin solidaritetin me myslimanët që vazhdojnë të përballen me shtypjen, duke përfshirë ujgurët në Republikën Popullore të Kinës, Rohingya në Birmani dhe komunitetet e tjera myslimane që përballen me persekutim në mbarë botën”, shtoi Biden.

Ai gjithashtu bëri homazhe për komunitetet myslimane në të gjithë SHBA-në që kanë qenë pjesë e historisë amerikane që nga fillimi i saj.

Nga shkenca dhe teknologjia, te arti dhe akademia, te ligji dhe mjekësia, te biznesi dhe qeveria, e më gjerë. Myslimanët amerikanë vazhdojnë të forcojnë diversitetin e kombit amerikan brez pas brezi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori