Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka propozuar një plan të stimulit fiskal prej 1.9 trilionë dollarësh, për ta ndihmuar ekonominë amerikane të rimëkëmbet nga dëmet e shkaktuara nga pandemia e Covidit-19. Shumë republikanë e kundërshtojnë atë, të nxitur papritmas nga një disiplinë e rreptë fiskale, të cilën e braktisin në mënyrë misterioze sa herë që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë.
Shkurtimet e taksave që Donald Trumpi bëri për miliarderët dhe korporatat e mëdha në vitin 2017, prodhuan deficitet fiskale më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në historinë e vendit, me përjashtimit të periudhave të recesioneve ekonomike të rënda dhe luftës. Por, investimet dhe premtimet e premtuara, nuk u panë gjëkundi.
Në këto kushte, plani i propozuar nga Bideni është më se i nevojshëm. Disa të dhëna të fundit, tregojnë një ngadalësim të rimëkëmbjes ekonomike në ShBA, si për sa i përket PBB-së, ashtu edhe punësimit.
Ka shenja të forta se paketa e rimëkëmbjes, do të sigurojë një stimul të madh për ekonominë: rritja do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme nga taksat, jo vetëm për qeverinë federale, por edhe për ato shtete dhe qytete, që sot nuk mund të garantojnë dot as shërbimet thelbësore ndaj qytetarëve.
Ata që e kundërshtojnë planin e Bidenit, po i japin gjithashtu kredite paralajmërimeve ogurzeza mbi rreziqet e inflacionit. Është e vërtetë, disa të dhëna sugjerojnë se pagat në disa sektorë mund të ulen. Por nëse inflacioni rritet, Shtetet e Bashkuara kanë mjete të shumta fiskale dhe monetare në dispozicion për të reaguar.
Natyrisht, ekonomia do të ishte më mirë pa norma interesi zero. Ajo do të ishte gjithashtu edhe më mirë, nëse ligjvënësit do të miratonin taksat e ndotjes industriale, dhe do të zbatonin një progresivitet më të madh në sistemin e taksave. Nuk ka asnjë arsye pse amerikanët më të pasur, duhet të paguajnë më pak taksa sesa ata më të varfër.
Më të pasurit u prekën më pak nga pandemia, ndërsa sistemi regresiv i taksave në SHBA, duket më i padrejtë se kurrë më parë. Covid-19 ka shkatërruar disa sektorë të ekonomisë, duke sjellë falimentimin e shumë kompanive, sidomos atyre më të vogla.
Mosmiratimi i një pakete të gjerë masash të rimëkëmbjes, mund të prodhojë dëme edhe më të mëdha, pasi ecuria e dobët ekonomike shkakton ankth (që kombinohet me atë të shkaktuar nga pandemia), duke çuar në një rreth vicioz, në të cilin sjellja tepër e matur e ul konsumin dhe investimet gjithashtu.
Bilancet e dobëta dhe falimentimet, ushqejnë një lloj “virusi” që do të infektojë të gjithë ekonominë. Në fund fare, kompanitë që falimentuan gjatë pandemisë nuk do të ngrenë dot krye as kur Covidi-19 të vihet nën kontroll. Fakti që epidemia është globale, i përkeqëson më tej gjërat.
Ndërsa shumë vende në zhvillim nuk janë goditur ende me ashpërsinë që kishin frikë, ngadalësimi i paparë në ekonominë globale, po sjell rënien e kërkesës për eksportet e SHBA-së. Kina luajti një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen pas krizës financiare të vitit 2008. Ajo ishte e vetmja ekonomi e madhe që u rrit në vitin 2020, por gjithsesi pati një ecuri shumë më të dobët sesa një dekadë më parë.
Kina ka tani mundësi që të rritë edhe bilancin e saj tregtar, duke siguruar një shtysë pak më të madhe për rritjen globale. Prioriteti i parë i planit të Bidenit, është të vendosë fonde në dispozicion për të luftuar pandeminë, të lejojë rikthimin e nxënësve dhe studentëve në shkolla, dhe të sigurojë që shtetet dhe autoritetet lokale të vazhdojnë të ofrojnë shërbime (shëndetësi, arsim etj), nga të cilat varet jeta e njerëzve.
Zgjatja e përfitimeve të papunësisë, nuk do të ndihmojë vetëm më të prekshmit. Ofrimi i sigurisë financiare, mund të çojë gjithashtu në rritje të shpenzimeve, nga të cilat përfiton e gjithë ekonomia. Gjatë presidencës së Donald Trumpit, programet mbi biznesin e vogël, nuk ishin aq efektive sa duhej.
Kjo pjesërisht, pasi shumë para shkuan për biznese që nuk ishin vërtet të vogla, dhe pjesërisht për shkak të një numri problemesh burokratike. Duket se administrata Biden po i korrigjon këto probleme. Nëse do jetë vërtet kështu, forcimi i ndihmës për aktivitetet ekonomike, jo vetëm që do të ndihmojë në një periudhë afatshkurtër, por gjithashtu do ta kthejë ekonominë amerikane në rrugën e duhur, kur ta kemi lënë pas pandeminë.
Ekonomistët do të diskutojnë mbi çdo aspekt të planit:sa para duhet të shkojnë për këtë apo atë sektor; cili duhet të jetë pragu që i jep dikujt të drejtë të marrë ndihmë në para; si të reformohet programi i përfitimit të papunësisë.
Njerëzit e arsyeshëm, mund të mos bien dakord mbi detajet. Ndaj adresimi i shqetësimit të tyre, është pjesë e kompromisit politik. Por për dy gjëra duhet të bien dakord që të gjithë:duhen urgjentisht shuma të mëdha parash; dhe ta kundërshtosh këtë nevojë, siç bëjnë republikanët, është mizore dhe dritëshkurtërsi. /Burimi: Internazionale/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës